Edhe pse negociatorët e partive të koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD kishin rënë dakord, marrëveshja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Gjermani, për momentin, ka dështuar. Debati brenda radhëve të koalicionit ka të bëjë me pyetjen, nëse shërbimi i ri ushtarak që planifikon Gjermania duhet të mbështetet ekskluzivisht në rekrutimin vullnetar, apo nëse në ligj duhet të përfshihen edhe elemente të detyrueshme.