Politika shtetëtore e Gjermanisë ka qenë qartazi në mbështetje të Izraelit dhe lëvizjeve të tij. Por duket se kjo nuk reflektohet në të njëjtën masë edhe mes qytetarëve të thjeshtë. Sondazhi më i fundit i ARD-së për programin "Deutschlandtrend" tregon se shumica e gjermanëve duan që kancelari Friedrich Merz të rrisë presionin mbi Izraelin.