Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në bregdetin e Durrësit. Burime zyrtare të policisë thanë se trupi i përket 60-vjeçares me inicialet Sh.S nga Tiranë. Po sipas të njëjtave burime dyshohet se 60-vjeçarja është mbytur duke u larë në det. Vijojnë hetimet sakaq për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.