Rreth orës 05:30 të mëngjesit një një skaf është gjetur i djegur në plazhin e Godullës në Kurbin ku dyshohet se në ngarkesë të tij kishte sasi të madhe lëndësh narkotike. Plazhi është i pa shfrytëzueshëm dhe larg zonave të banuara shkak kjo nga mungesa e infrastrukturës ndaj dhe mendohet te ketë qenë kjo strategjia e përdorur nga poseduesit për t’i vënë flakën pikërisht në këtë vend për tu shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.