Top Channel/ Gjendet një i mbijetuar/ Shoferi i kamionit del gjallë nga trageti në flake
20/02/2022 20:26

“Jam gjallë!”, kanë qenë fjalët e para të 21-vjeçarit bjellorus icili ka zbritur vetë nga skafi- ambulancë i Marinës Detare në portin e Korfuzit. Është një prej 12 personave që konsideroheshin të humbur pas djegies së tragetit “Euroferry Olympia”, i cili ka marrë flakë të premten, tre orë pasi është nisur nga porti i Igumenicës, me destinacion Brindisin, me të paktën 292 pasagjerë dhe ekuipazh, si dhe 153 kamionë dhe 32 makina. Shoferi bjellorus me kartë identiteti lituaneze është gjetur nga prestaret e Njësisë së Menaxhimit të Fatkeqësive në pjesën e majtë në fund të anijes në gjendje shoku, i dehidratuar dhe i lodhur. Gjetja e tij në fillim ngjalli shpresa tek të afërmit e personave të tjerë që rezultojnë të humbur, por edhe dëshpërim pas gjetjes se nje trupi te djegur ne garazhin 2 te anijes dhe tashme personat e humbur janë 10.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA