Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit. Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës. Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës.