Janë identifikuar mbetjet kockore të gjetura javë më parë Novobërdë. Ekspertiza tregon se viktima është Bedri Rexhepi, biznesmeni që u zhduk në prill të vitit të kaluar, për çka Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur edhe aktakuzë për veprën penale vrasje në bashkëkryerje. Sipas prokurorisë, Bedri Rexhepi u vra për shkak të 30 mijë eurove që të dyshuarit donin t’i përfitonin.