Në mjetin tip “BMW”, që u gjet e djegur këtë mëngjes në fshatin Bejaj të Mallakastrës, e që dyshohet se u përket autorëve të masakrës në Mallakastër, u konstatuan armë zjarri. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se vazhdon kqyrja e makinës për të verifikuar nëse u përket apo jo autorëve të atentatit.