Nga Ulqini ku zhvilloi takimin e radhës me të rinjtë, Nik Gjeloshaj, kreu i Komunës së Tuzit e njëherësh kryesuesi i listës së Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 11 qershorit që mbahen në Mal të Zi, foli edhe për situatën në Kosovë. Gjeloshaj dënoi ashpër agresionin serb duke theksuar se kjo është një politikë si ajo e viteve ’90.