Top Channel/ Gjeli replikon me Ramën! Prokurorja reagon për ndërtimet e Thethit, i kthehet kryeministri
11/07/2025 19:55

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe kërkesës së ministrit Ulsi Manja për hetim disiplinor të prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, kjo e fundit i kërkoi këtë të premte Këshillit të Lartë të Prokurorisë të mos heshtë, por ta mbrojë. Përmes kësaj shkresë që Top Channel e disponon, Elsa Gjeli, magjistrate prej një viti në detyrë, ja shpreh shqetësimin qeverisë së prokurorisë, duke treguar hap pas hapi jo vetëm se si e hetoi Thethin, por edhe dosje të tjera të krimit të organizuar, për të cilat thotë se jeta e saj u vu në rrezik. Në fillim, prokurorja Elsa Gjeli thotë se deklaratat e Ramës janë të paprecedente, diskriminuese dhe që kapërcejnë çdo kritikë të lejuar politike, duke e vendosur në shënjestër tërësisht profesionale. Prokurorja i kërkon KLP të analizojë sjelljen e kryeministrit, duke e konsideruar qëndrimin e tij si ndërhyrje e për këtë i kujton deklaratën e ambasadorit të Bashkimit Evropian se të gjithë duhet të ndalojnë presionin ndaj drejtësisë. Reagimi i prokurores Gjeli mori përgjigjen e kryeminsitrit Rama, i cili gjatë takimit me kryebashkiakët tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe gjykata, duke iu referuar pikërisht prokurores së Shkodrës. “Ajo që ka ndodhur në Theth gjatë periudhës së zgjedhjeve ose le të themi në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një por 40 denoncime janë bërë nga policia e shteti për këto ndërtime. Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje. Kjo është vepër penale. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rendë. Nga ana tjetër IKMT ka filluar të veprojë, por duhet thënë që qoftë ne Theth ose Vlorë, ose territore të tjera”, u shpreh Rama. Prokurorja Gjeli argumentoi se nuk kishte nisur hetimin për ndërtimet pa leje në Theth, pasi kabinat ishin mbi gurë dhe jo beton, por nga pamjet që publikoi kryeministri rezultonte e kundërta.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07