Në prag të festave të fundvitit, ku kërkesa për mish gjeli rritet, fermerët lokalë përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre me një çmim të favorshëm për ta. Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimit për gjelat e detit të rritur nga fermerët në zonën e Lushnjës.