Deputeti i PD dhe Berisha akuzojnë për dhunë, reagon policia: Nuk u godit Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Kolegë dhe qytetarë të rastit e transportuan në spitalin e Traumës ku edhe mori ndihmën mjekësore. Pas protestës ai u vizitua në spital Sali Berisha dhe gjatë bisedës me kryetarin e PD, Gjekmarkaj konfirmoi se ishte shtyrë nga policia dhe më pas ishte ndjerë keq.