Një polic në Elbasan është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollin në shtëpinë e denoncuesit vodhi 30 mijë euro. 24-vjeçari Geraldo Nela me shërbim pranë Komisariatit të Policisë Cërrik është akuzuar nga shtetasi me iniciale S. K., se gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të banesës së tij ditën e djeshme ka marrë eurot.