Zjarri i rënë këtë pasdite në kodrat e Vajkanit në Fier, i ka prishur habitatin një gjarpri, i cili fatmirësisht u ka shpëtuar flakëve. Siç duket edhe në video, ai qëndron mes tokës e cila është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Zjarri aktualisht po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë në një zonë ku ka e dhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit. Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.