Lumi Gjanica kundërmon çdo mbrëmje erë të rëndë, për shkak të shkarkimeve nga kompanitë e përpunimit të naftës, por edhe fabrikat e vajit të ullirit. Shtatë muaj më parë, pas ndërhyrjes së policisë dhe institucioneve përkatëse, u vendosën gjoba dhe pati ndalime të punonjësve të kompanive ndotëse, gjë që solli përmirësim të përkohshëm të cilësisë së ujit.