Skepticizmi i fillimit është fashitur, e tani BE-ja po i kushton vëmendje të re idesë së kryerjes së procedurave të azilit në të ashtuquajturat vende të treta, që në bllokun europian po bëhet gjithmonë e më popullore e në Shqipëri po testohet për herë të parë në praktikë. 16 burrat nga Egjipti dhe Bangladeshi që u kapën nga roja bregdetare italiane në det të hapur, do të presin në vendin tonë një përgjigje për kërkesën e tyre për azil.