Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sapo ka mbërritur në portin e Vlorës, teksa pritet që trageti pritet të ankorohet në breg. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur drejt portit të Vlorës për të mirëpritur homologen italiane. Në portin e Vlorës kanë mbërritur edhe punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren Meloni. Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.