Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit me një urim të shkurtër në shqip. Ne videon të cilin ambasadorja e ka publikuar në instagramin e saj , kim thotë ‘Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri’. Ambasadorja amerikane, në shumë raste e ka treguar se e ka përqafuar kulturën shqiptare, dhe madje ka zgjedhur edhe qytetet e saj të preferuara.