Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore së bashku me Universitetin e Tiranës kanë nisur gërrmimet në fshatin Rrasë të Belshit ku rreth dy vite më parë nga banorët e zonës u zbuluan disa rrënoja. Edhe pse në fillim të këtij procesi, arkeologët janë entuziastë për zbulimin i cili sipas tyre, është një term i periudhës romake i shekullit të dytë.