Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon në cilësinë e dëshmitarit 52 persona, mes tyre Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit. Sot është është thirrur të dëshmojë edhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.