Hidhet një tjetër hap në drejtim të përpjekjes për ta bërë Shqipërinë vend eksportues i energjisë në rajon. Në kuadër të zhvillimit të Tecit të Vlorës , kompania Albgas, ajo bullgare Overgas si dhe kompania amerikane Linden Energy nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre, pasi dy kompanitë e huaja kanë shprehur interes për zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti që mbështetet nga amerikanët.