The Economist i është rikthyer temës së blerjes së armatimeve nga ana e Serbisë, duke theksuar sesi shtete të tjera të ish Jugosllavisë po shqetësohen se ushtria serbe po ngrihet me shpejtësi “nga hiri”. Mjaftoi një mosmarrëveshje e vogël në kufirin me Kosovën, thuhet në shkrim, që Beogradi ta kthente në një show force duke patrulluar në zonë me avionë luftarakë ndërsa vendosi në terren mjetet e blinduara për të ushtruar presion mbi fqinjin e saj më të vogël