Takimi i së shtunës mes partive politike i thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rezultoi i pasuksesshëm në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga bllokada. Në perspektivën e Albin Kurtit, partitë që deri tani kanë qenë në opozitë janë pengesa, pasi që vet ai konsideron se ka bërë kompromis.