Gazetarja e emisionit investigativ, Inside Story, Esmeralda Keta, është vlerësuar nga EU4Green për Gazetari të Gjelbër për kontributin e saj në rritjen e ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Investigimi i gazetares, “‘Zemra Blu’ në Rrezik: Masakër Mjedisore në Parkun Kombëtar”, që zbulon kërcënimet alarmante që po përballon lumi Vjosë, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, u shpall fitues nga projekti EU4Green që mbështet Ballkanin Perëndimor në zbatimin e Axhendës së Gjelbër.