Në listën ku u publikuan pagat e mbi 63 mijë shqiptarëve, nuk mungojnë as punonjësit e shërbimit sekret të ushtrisë. I pyetur sot nga gazetari Muhamed Veliu, gjatë një konference për shtyp, nëse “ka kërkuar shpjegime se pse e patën të pamundur të evitojnë daljen e kësaj të dhëne sensitive”, kryeministri Edi Rama përgjigjet se “të dhënat e SHISH nuk janë aq transparente sa duket aty”.