Top Channel/ Gaza, viti hyn me bomba: Ushtria izraelite sulmon Hamasin!
02/01/2022 16:09

Nuk ka festa për Gazën; pikërisht në ditët e para të 2022-shit, kur bota ende kremton hyrjen e vitit të ri, ushtria izraelite bombardoi disa pozicione të Hamasit në Rripin jugor të Gazës. Shkak i zemërimit të saj u bënë disa raketa artizanale të lëshuara nga këto territore në drejtim të shtetit hebre. Gjatë sulmeve ndaj pozicioneve në Rripin e Gazës u bombarduan një fabrikë raketash dhe një pikë ushtarake e Hamasit, njoftoi ushtria izraelite. "Jerusalem Post” tha se tanket kishin qëlluar edhe pozicionet e Hamasit. "Organizata terroriste është përgjegjëse për ngjarjet dhe për pasojat e veprimeve terroriste në Rripin e Gazës”, thanë burime të ushtrisë. Izraeli njoftoi më herët se pranë Tel Avivit kishin rënë në det dy raketa të lëshuara nga Gaza, por ato nuk shkaktuan viktima. Levizja palestineze Hamas që dominon në Rripin e Gazës, është klasifikuar nga Izraeli, SHBA dhe BE si organizatë terroriste. Izraeli u përfshi në maj në një konflikt të armatosur njëmbëdhjetëditor me militantët palestinezë në Rripin e Gazës. Egjipti arriti të ndërmjetësonte një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 21 maj, e që atëherë gjendja ka qenë relativisht e qetë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58