Mesazhi i Donald Trumpit në Sharm El Sheik ishte ai i krijimit të një pikë kthese historike. “Gjatë gjithë jetës time kam bërë marrëveshje. Marrëveshjet e mëdha ndodhin, dhe kjo mund të jetë ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha”, u shpreh presidenti amerikan duke u shfaqur triumfator për rolin e tij në ujdinë e Gazës.