Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me kallëzimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për vëllanë e tij, Olsi Rama. Rama deklaroi se SPAK nxori përfundimin se Olsi Rama nuk është përfshirë në laboratorin e Xibrakës. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Rama u thotë “mbylljani derën në zgjedhjet këtij llumi e këtyre shpifarakëve”.