Sulmi i Iranit ndaj Izraelit mblodhi në një takim urgjent edhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkaara, aty ku Izraeli dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin si kërcënimi kryesor për paqen në Lindjen e Mesme, secili duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të vendosë sanksione ndaj armikut të tyre të betuar. "Maska është çjerrë. Irani është sponsori numër një i terrorit dhe destabilitetetit në rajon dhe botë, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan.