Top Channel/ Garda mbretërore britanike luan këngën homazh për festën e Ukrainës
24/08/2022 23:23

Banda e Gardës Skoceze të ushtrisë britanike luajti këngën 'Stefania', me të cilën Ukraina u paraqit në festivalin e Eurovision, në solidaritet me ditën e pavarësisë së vendit. Performanca e rojave britanike u bë gjatë paradës së ‘Gardës së Kalëruar’ dhe përkonte me ditën e Pavarësisë së Ukrainës, si dhe me 6-mujorin e sulmit të Rusisë ndaj territoreve te saj jugore e lindore. Në Kiev, 31-vjetori i pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik ishte sivjet më i zbehtë, me ceremoni të zyrtarëve në memorialet vendase. Në vite të kaluara dita është celebruar me parada të plota ushtarake por situata e sivjetshme e luftës nuk lejonte ceremoni të gjera shtetërore. Presidenti Volodymir Zelenski mbajti një fjalim emocional për rastin, ku foli për pushtimin rus duke e krahasuar me ‘një ditë të re pavarësie’. "Një komb i ri ka lindur që prej 24 shkurtit, një komb që nuk qau e nuk u tremb, por luftoi”, tha mes të tjerash ai. edhe daunin stret kishte stolisur me lule ngjyrë të verdhë dhe blu derën në nder të ditës së pavarsisë së ukrainës. ndërkohë që kryeministri në ikje boris johnson vizitoi kievin ndoshta në udhëtimin e fundit si kryeministër

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58