Voskopoja përveçse një prej destinacioneve me të frekuentuara turistike mbetet edhe një alternative për sportin. Fshatit për të disatin vit i janë rikthyer garuesit e vrapimeve në natyrë. Gara të distancave të gjata në shtigjet malore janë organizuar për të gjitha moshat, duke bërë bashkë atletët shqiptarë, por edhe të ardhur nga vendet e tjera.