11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policiët.