Partia Socialiste ku ka qëndruar duarkryq, e në pritje të dekretit të presidentit për të gjetur kandidatin për Bashkinë Kukës, vend i lënë vakant pas arrestimit të Safet Gjicit. Prej momentit kur Gjici u arrestua, për PS panorama drejt përsëritjes së zgjedhjeve ishte e qartë. Në të tilla kushte PS ka zhvilluar sondazhe të brendshme për të matur popullaritetin e kandidatëve të mundshëm.