Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se ditën e hënë do të hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e aeroportin ndërkombëtar të Sarandës, i cili do të jetë sezonal. Balluku bëri me dije se ky projekt do të jetë një investim plotësisht privat, ndërsa shteti do të marrë përsipër vetëm shpronësimin e pronarëve.