Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij. Duro u shpreh se pavarësisht që kundërshtarët e tij politikë e akuzuan që po merr një bashki të falur, ai tha se votën ia dha populli dhe se sot ka fituar Devolli.