Një tjetër peshk gjigant Gof, plot 35 kilogramë, është kapur sot në agimin e Vlorës, duke ndezur sërish garën e heshtur të peshkatarëve se kush do nxjerrë “mbretin” e detit. Peshkatarët vendas i thonë me përkëdheli “delfini i detit”, ndërsa Armando, mjeshtri që gjuan me shtizë në thellësitë e ujërave si të ishte lindur me pendë e ka bërë sërish të vetën.