Presidenti Joe Biden është i vendosur për të vazhduar garën për president, pavarësisht shqetësimeve rreth gjendjes së tij. Biden foli rreth vendimit të tij para gazetarëve në Uashington, pas samitit të NATO-s, ku udhëheqësit e aleancës ranë dakord për veprime konkrete për të forcuar aftësinë e Ukrainës për të zmbrapsur sulmet ruse, por vetëm disa minuta para fillimit të konferencës për shtypi, ai e ngatërroi emrin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski me atë të armikut të tij, Presidentit rus Putin.