Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vijon të përndjekë demokratët, por për analistët politikë kjo nuk është arsyeja e disfatës së thellë që opozita mori në Himarë më 4 gusht. Problemin Ergys Mërtiri e sheh tek kandidati Petro Gjikuria që Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë me Vangjel Dule i ofruan himarjotëve.