Top Channel/Gabimet e PS, Rama batuta me Baçen: Po hajde këtu, ai rri atje se ka hallin e Juventusit
03/11/2023 20:15

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, nuk ka kursyer as batutat në drejtim të deputetit socialist Erion Braçe. Teksa po fliste për rëndësinë e Partisë Socialiste në historinë moderne të Shqipërisë për nga kapaciteti shtetbërës, Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”. Teksa hoqi një parale midis figurës së tij si kryeministër dhe ish-numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, Rama tha se padyshim gabimet që mund të bëjë një udhëheqës i vendit janë në dukje më të mëdha për shkak të pozicionit që ai ruan. Me nota humori, Rama i bëri thirrje Braçes të afrohej më pranë kryeministrit gjatë Asamblesë, duke shtuar se ka ardhur koha që fitoret e Juventusit “t’i kompensojmë me fitoret e reja të PS”. “Që pandëshkueshmëria nuk është një mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm, kjo ndodhë vetëm sepse është Partia Socialiste e Shqipërisë. Askush tjetër, askush tjetër. As ata që ishin as ata që duan të jenë nuk e kanë këtë kapacitet. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në AND-në e vetë sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca; një që ka shkatërruar dhe një që ka ndërtuar. PS mund të ketë bërë gabime të mëdha sepse sa më i madh të jesh, edhe gabimet më të mëdha i bën. Sepse pashë Erionin atje. Po të bëjë unë të njëjtin gabim me Erionin, gabimi im duket më i madh se i Erionit. Po hajde mor këtu, ç’rri atje. Mu duke si një grup rinor që do të futesh në parti. Erioni rri atje sepse ka hallin e Juventusit. I kam thënë që ka ikur koha jonë si Juventus për këtë periudhë, por po e kompensojmë me fitoret e reja të PS. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri. Nuk ka pasur, nuk ka dhe më besoni nuk do të ketë për një periudhë të caktuar kohe. Ky është kapaciteti shtetbërës”- tha Rama.

Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30