Pas tre ditësh diskutime intesive mbi Ukrainën, grupi i G7 doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se nuk do ti pranojnë kurrë kufijtë që Rusia po përpiqet ti ndryshojë me luftën e saj. "Ne kurrë nuk do t'i njohim kufijtë që Rusia është përpjekur të ndryshojë me agresionin e saj ushtarak dhe riafirmojmë angazhimin tonë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të gjitha rajonet e tjera. “, tha Annalena Bearbock.