Top Channel/ G7 do të vendos çmim fiks për naftën ruse
02/09/2022 19:28

Ekonomitë më të mëdha të Perëndimit ranë dakord të premten të vendosin një çmim fiks të caktuar për naftën ruse së shpejti, në një përpjekje për të reduktuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë dhe njëkohësisht pa nxitur më tej inflacionin global. Ministrat e financave nga grupi i vendeve të G7 – Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – thanë se do të ndalonin ofrimin e shërbimeve që mundësojnë transportin detar të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës me origjinë ruse në mbarë botën, mbi kufirin e çmimit të përcaktuar.. Çmimi maksimal do të vendoset nga një koalicion i gjerë vendesh, thanë liderët e G7 në një deklaratë të përbashkët. Vendimi do të hyjë në fuqi së bashku me grupin e ardhshëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat përfshijnë një ndalim të importeve detare të naftës ruse duke filluar nga dhjetori. Në vazhdën e këtij vendimi rusia kishte kërcënuar tashmë se do të hakmerrej duke ndaluar eksportet e naftës në vendet që zbatojnë një kufi në cmim. "Ne thjesht nuk do të furnizojmë më naftë dhe produkte nafte për kompani ose shtete të tilla që vendosin kufizime, " u tha gazetarëve të enjten zëvendëskryeministri Alexander Novak, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Administrata Biden ka kërkuar prej muajsh që qeveritë të vendosin një kufi në çmimin e naftës. Perëndimi ka sanksionuar tashmë shumë eksporte ruse të energjisë, por Moska ka vazhduar të fitojë miliarda dollarë në muaj duke devijuar naftën në Kinë dhe Azi. Se si, kur dhe sa mund të kufizohet çmimi i naftës ruse, kjo mbetet ende për t'u parë. Ndërkohë që nga fillimi i korrikut, çmimet e naftës kanë rënë afërsisht 18% në pritje që recesioni do të reduktojë kërkesën, por ato janë ende rreth 20% më të larta se një vit më parë.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55