Debatet e seancës së tensionuar nga ku u miratua ligji për “Barazinë Gjinore” PD dhe PS i përdori për të kërkuar ndëshkime ndaj Taulant Ballës dhe Sali Berishës. Kjo është kërkesa e 10 deputetëve socialistë të cilët kërkojnë 10 deri 60 ditë përjashtim të Sali Berishës nga punimet e parlamentit për komentet denigruese ndaj ambasadorit të BE-s Sivlivio Gonzato.