Top Channel/ “Futemi me zemër në fushë”, Sylvinho mesazh të fortë Serbisë
26/05/2025 13:34
Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën me 27 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë. Ai u ndal te rëndësia e sfidës kundër Serbisë dhe u shpreh se në të dyja takimet, Shqipëria duhet të marrë maksimumin.