Top Channel/ Futbollistët e Egnatias të tronditur për humbjen e mikut të tyre, Raphael Dwamena
11/11/2023 18:01

Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy përcjellin Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot. Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca. Golashënuesi më i mirë i Egnatias, i riu ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër. Në shkurt të këtij viti ai ka treguar për TCH se e kishte zbuluar problemin me zemrën në vitin 2017 teksa po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze. “U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po”, është shprehur Dwamena. Klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e trishtë, ndërsa ndeshjet e fundjavës për kampionatet e futbollit shqiptar janë shtyrë. “FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.”, shkruan FSHF në deklaratën e saj.

Top Channel/ Greva bllokon eksportet, fermerët e Divjakës detyrohen të shesin prodhimet nën kosto
02/02 12:33
Top News – Abuzimi me tenderat e rrugëve. SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës
02/02 12:20
Top News – Atentati në Lezhë. Dëshmia e policit-Isha rastësisht në berberhanë
02/02 12:09
Top Channel/ Atentati në Lezhë! Xhama të thyera, plumbat prekin bizneset përballë berberhanes
02/02 12:07
Top News – ‘KLGJ mbrojti llumin e Irena Gjokës’. Berisha: Gjyqtarja duhej shkarkuar, gënjeu
02/02 11:58
Top Channel/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, shoferi në gjendje të rëndë
02/02 11:55
Top Channel/ Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
02/02 11:29
Top News – Hapet pjesërisht rruga Librazhd-Përrenjas. Kalimi vetëm për mjete të vogla
02/02 11:24
Top Channel/ Ende me probleme aksi Librazhd-Qafë Thanë, shoferëve u kërkohet të kenë kujdes
02/02 11:03
Top News- Furnizuesi i krimit me targa/ Arrestohet në Durrës 36 vjeçari, shtetas i kosovës
02/02 10:44
Top News – Breshëri plumbash në berberhane. I plagosuri nuk ishte shënjestër e atentatit në Lezhë
02/02 10:30
Top News- Bashkëpunoi në ‘shtëpitë e barit’/ Vau i Dejës, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim
02/02 10:22
Top News – ‘Duan t’i imponohen Qeverisë’. Rama për kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash
02/02 10:16
Top News – Rama: Gjyqtarët duan 3 mijë euro rritje page! E turpshme!
02/02 09:24
Top Channel/ Vijojnë radhët kilometrike në Qafë-Thanë. Rruga u hap, por kalohet me vështirësi
01/02 23:01
Top Channel/ Atentat me armë në Lezhë.Plagoset 30-vjeçari, u qëllua me breshëri në berberhanen e tij
01/02 22:57
Top Channel/ Trump: marrëveshje ose sulm ndaj Iranit; Khamenei paralajmëron luftë rajonale
01/02 22:47
Top News- Atentat me armë zjarri në Lezhë/ Plagoset 30-vjeçari, pronar i një berberhaneje
01/02 22:28
Top Channel/Edhe Kosova në dosjen Epstein. Në 2012-ën, Atifete Jahjaga kërkonte takim me financierin
01/02 22:18
Top Channel/Detaje të reja nga sulmi me breshëri plumbash në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte…
01/02 22:02
DIGITALB DIGITALB