Mbrëmjen e së enjtes Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi ceremoninë e lancimit të projektit të saj të ri për katër vitet e ardhshme, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë UEFA dhe FIFA. Në praninë e një pjese të rëndësishme të komunitetit të futbollit, presidenti i FSHF-s prezantoi projektin e ashtuquajtur “Futbollit për Kombin”. Ky projekt i cili ju dorëzua të gjithë të pranishmëve anëtarëve të familjes së futbollit i detajuar, konsiston në 9 shtylla kryesore.