Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbyllur fushatën në qytetin e Tiranës mes mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nën Tereza”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se dita e diel është dita e ndryshimit dhe fitores më të bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë. Kreu i opozitës gjithashtu tha se nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën të gjithë bashkë me votën për numrin 9 do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë.