Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës në KQZ për përgatitjen e zgjedhjeve vendore më datë 14 Maj 2023 tha se më 14 prill nis fushata zgjedhore. Ai tha se 27 marsi do të jetë afati për paraqitjen e listave të kandidatëve që do të hyjnë në garë për kryetar bashkie, ndërsa më 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve.