24 Nëntor- Në prag të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, kanë nisur fushatën e ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj grave. Duke nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale turin lëvizës me autobusë që do të jenë në të gjithë Shqipërinë në 16 ditët e aktivizimit, Ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me përfaqësues nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë, u ndalën në Kamëz, në etapën e parë të këtij turi.