Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan takime me banorët e njësive administrative Ishëm dhe Manzës, dy nga njësitë më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako tha se ka nisur puna në 200 shtëpitë që po ndërtohen nga e para. Ndërkohë Kandidati për deputet Jurgis Çyrbja ftoi banorët qe në 25 prill të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën si kryeministër.