Dy ditët e fundit të fushatës, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko po i shpenzon me kryeqytetasit në takime kokë më kokë me ta, për t’i bindur që të dielën e 14 majit të zgjedhin Partinë Demokratike. Bejko dëgjoi ankesat e banorëve dhe sipërmarrësve të Kinostudios këtë të enjte, të cilat fillonin nga ndërtimet e deri te mungesa e punëtorëve.